Sesion përmbyllës
KMOP organizon një seminar online për “Angazhimin Konstruktiv dhe Avokim Politikash” më 28 maj 2025 (11.00-14.00 CET), për të ndarë strategjitë dhe hapat praktikë për ta bërë advokimin e politikave më efektive në Shqipëri.
Në këtë sesion, ne mbledhim profesionistë nga Shqipëria dhe Greqia, të cilët do të fokusohen në mënyrën se si njerëzit që punojnë në këtë fushë mund të ndikojnë më mirë tek vendimmarrësit dhe të krijojnë ndryshime të qëndrueshme në komunitetet e tyre.
Çfarë pritet:
Punëtoria parasheh:
- Prezantim nga Eksperti Z. Fotis Skouras, Ekspert Shkencor në Përfshirjen Sociale dhe Fuqizimin e Romëve,me kredenciale akademike në Kulturën Evropiane dhe Menaxhimin Kulturor.
- Përmbledhje e Angazhimit Konstruktiv: Konceptet thelbësore, karakteristikat dhe roli i tij në formësimin e dialogut politik gjithëpërfshirës.
- Eksplorimi i strategjive të zbatueshme për të rritur efektivitetin e avokimit të politikave
- Zhvillimi i Planifikimit të Veprimit – Përcaktimi i hapave të menjëhershëm të veprimit dhe objektivave afatgjata.
Eventi do të mbahet në shqip. Gjatë fjalimit të ekspertit grek, do të ketë përkthim nga anglishtja në shqip, duke siguruar pjesëmarrje gjithëpërfshirëse për të gjithë pjesëmarrësit.
Bashkohuni me ne online: https://us02web.zoom.us/meeting/register/C0QlO2ctRhyCX1qoLQm_BQ#/registration
Klikoni këtu për të parë rendin e ditës
Projekti Inclusive Edu Jobs mbështet përfshirjen sociale dhe ekonomike të komuniteteve rome dhe egjiptiane në Shqipëri. Ai synon të forcojë kapacitetet e komunave për të ofruar arsim gjithëpërfshirës dhe shërbime punësimi, duke siguruar që gratë, burrat, vajzat dhe djemtë nga këto komunitete të kenë akses të barabartë në mundësi.
Për më shumë informata: https://inclusive-edujobs.al/



