Përshëndetje të nderuar,
Në kuadër të projektit “Inclusive EduJobs- Për më shumë vende pune dhe arritje mësimore për Romët dhe Egjiptianët”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në partneritet me Bashkinë Tiranë dhe organizatën greke KMOP, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në takimin përmbyllës të projektit, ku do të ndahen rezultatet, ndikimi dhe përvojat e nxjerra gjatë zbatimit.
Takimi do të zhvillohet: E premte, 24 tetor 2025, tek Hotel Xheko Imperial, Tiranë, në orën 09:30 me 13:00.
Gjatë takimit do të diskutohet rreth katër komponentëve kryesorë të projektit: Skema e Vetëpunësimit dhe Punësimit në Bujqësi, Arsimi i Kombinuar dhe Bursat , Puna në Komunitet, dhe Ndërmarrjet Sociale.
Në kuadër të diskutimeve, përfaqësuesit e organizatave zbatuese dhe përfituesit do të ndajnë përvojat e tyre konkrete, arritjet e matshme, si dhe praktikat më të mira të zhvilluara në kuadër të këtyre modeleve.
Ky aktivitet përmbyllës do të shërbejë gjithashtu si një platformë reflektimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, ku do të diskutohet mbi mundësitë për shtrirjen e modeleve të suksesshme në nivel lokal dhe kombëtar.
Pjesëmarrja juaj do të ishte një kontribut me vlerë në ndarjen e përvojave dhe në diskutimet mbi qëndrueshmërinë e nismave që kanë synuar fuqizimin e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane përmes arsimit dhe punësimit.
Mund të gjeni agjendën këtu


