Partnerët e projektit

Bashkia e Tiranës - BeΤ

Bashkia e Tiranës është një organ publik / njësi e vetëqeverisjes vendore që punon në fusha të ndryshme për të përmirësuar jetën e qytetarëve të saj dhe e organizuar nëpërmjet departamenteve të ndryshme që punojnë për Çështjet Sociale, Projektet e Huaja, Zhvillimin Ekonomik, Infrastrukturën Urbane dhe Rurale, Transportin, Arsimin, Punësimi, Turizmi, Kultura etj. Bashkia e Tiranës ka implementuar programe të ndryshme europiane, si Horizon 2020, Balkan Med 2014-2020, IPA CBC, etj. Përveç aplikimit dhe zbatimit me sukses të këtyre projekteve, Bashkia po punon për luftimin e papunësisë përmes ofrimit të praktikës, programeve start-up dhe përmes mekanizmave të bashkëpunimit me biznesin. Përsa i përket politikave dhe programeve vendore të punësimit, disa nga më të rëndësishmet përfshijnë “Bizneset sociale të të rinjve”, “Të rinjtë drejt një profesioni”, “Vajzat e reja në biznes” dhe “Programi i nxitjes së punësimit dhe praktikës për të rinjtë”. Një politikë tjetër inkurajuese rinore e ndërmarrë nga Bashkia është ndarja e një buxheti për të paguar pagën minimale për 3 deri në 6 muajt e parë, për mbi 40 të rinj çdo vit në një biznes privat ku do të kryejnë praktikën e tyre profesionale. Nga të gjitha këto programe të Bashkisë vetëm në 2 vitet e fundit janë mbështetur me grante 72 start-up të rinj për të rinjtë, 300+ të rinj kanë përfituar programe praktike falas për 1-6 muaj, dhe 80+ të tjerë kanë kryer praktikë me pagesë ku 60 prej tyre u punësuan me kohë të plotë. Ndërsa me kërkesën e OSHC-ve rinore, ndërmjetësimi ndërmjet Bashkisë dhe komunitetit të biznesit rezultoi në punësimin e rreth 600 të rinjve.

Qendra për Veprim Social dhe Inovacion – KMOP (Greqi)

KMOP është një nga OJQ-të më të vjetra në Greqi me mbi 40 vjet përvojë në ofrimin e shërbimeve për grupet e margjinalizuara. Fushat kryesore të ekspertizës së KMOP përfshijnë mirëqenien sociale dhe shëndetin, punësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zhvillimin e shoqërisë civile, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e njohurive në çështjet e politikave sociale. KMOP është i përfshirë në mënyrë aktive si në projekte kombëtare ashtu edhe në projekte të BE ose dhe ndërkombëtare që trajtojnë çështjet sociale, veçanërisht duke u fokusuar në grupet e margjinalizuara. KMOP është angazhuar prej kohësh në zbatimin e programeve të të mësuarit gjatë gjithë jetës. Të mësimit joformal dhe/ose ngritjes së kapaciteteve për komunitete si romët, të papunët, personat me aftësi të kufizuara, emigrantët, etj. Së fundi, KMOP është përfshirë në disa projekte duke u fokusuar në rritjen e perspektivës së punësimit të grupeve të ndryshme. KMOP do t’i shtojë vlerë zbatimit efektiv të aktiviteteve të projektit pasi ka përvojë të dëshmuar se si të promovohet zhvillimi i shoqërisë civile dhe si të nxitet fuqizimi i qytetarëve, dhe në veçanti duke u mundësuar qytetarëve që të veprojnë përmes përfshirjes në çështjet civile.

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - OSFA

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, joqeveritare, jopolitike, pjesë e rrjetit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur (OSF) me më shumë se 20 fondacione kombëtare dhe rajonale të krijuara në mbarë botën që synojnë mbështetjen e shoqërive civile dhe ndërtimin e demokracive. Në Shqipëri, OSFA mbështeti organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët e pavarur që synojnë rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve qeveritare dhe publike, kontributin në demokracitë funksionale, luftimin e padrejtësisë, mbështetjen e të drejtave të njeriut dhe ndihmën e atyre që e gjejnë veten të shtyrë në margjinat e shoqërisë. OSFA mbështeti reforma të rëndësishme në Shqipëri si shëndetësia, liria e medias, administrata publike, reforma në drejtësi, arsimi. OSFA është angazhuar në përmirësimin dhe mbështetjen e sistemit arsimor në Shqipëri, duke ofruar mijëra tituj librash, duke rindërtuar dhe ndërtuar shkolla, duke mbështetur të rinjtë dhe studentët përmes programit të bursave, duke rritur debatin për të rinjtë dhe edukimin gjithëpërfshirës.