Inclusive EduJobs

Për më shumë mundësi arsimimi dhe punësimi për Romët dhe Egjiptianët në Shqipëri

News

No Results Found

The page you requested could not be found. Try refining your search, or use the navigation above to locate the post.

Projekti “Inclusive EduJobs – Për më shumë mundësi arsimimi dhe punësimi për Romët dhe Egjiptianët në Shqipëri” synon gjithëpërfshirjen e komuniteteve rome dhe egjiptiane në Shqipëri në fushën e punësimit dhe arsimit.

Rreth projektit

Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i përfshirjes së grave dhe burrave, djemve dhe vajzave nga komunitetet rome dhe egjiptiane në Shqipëri duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve të bashkive për të krijuar dhe ofruar shërbime gjithëpërfshirëse për qytetarët romë dhe egjiptianë në fushën e punësimit dhe arsimit.

Kjo do të arrihet duke nxitur skemat e vetëpunësimit/ punësimit, ndërrmarjet sociale dhe aksesin në arsimin digjital dhe të kombinuar për fëmijët dhe nxënësit romë dhe egjiptianë në nivel lokal përmes mbështetjes financiare për palët e treta ose nën-grantimit për secilën prej skemave të ndërhyrjes në fushën e punësimit dhe arsimit.

Inclusive EduJobs ka tre shtylla kryesore:

  1. Rritja e aksesit në tregun e punës;
  2. Përmirësimin e arritjeve shkollore të nxënësve romë dhe egjiptianë;
  3. Rritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe organizatave.

    Të rrisë mundësitë e punësimit dhe vetëpunësimit për komunitetet Rome dhe Egjiptiane dhe ngushtimin e hendekut të punësimit përmes pilotimit dhe testimit të shpejtë të modeleve inovative.

    Të forcojë kapacitetet e bashkive të përfshira (Bashkia e Tiranës, Bashkia e Elbasanit (Shushica) dhe 3 bashki të tjera që do të përfshihen në projekt me anë të përzgjedhjes konkurruese) për bashkërendimin e hartimit dhe menaxhimit të skemave të mësipërme të punësimit dhe arsimit së bashku me OSHC-të dhe përdorimin efektiv të fondeve nga pushteti qendror.

    Të rrisë përqindjen e regjistrimit dhe frekuentimit të shkollës, parandalimin e braktisjes dhe reduktimin e analfabetizmit funksional të fëmijëve romë dhe egjiptianë, duke përfshirë zbutjen e efekteve negative të COVID-19 duke rritur aksesin në arsimin e kombinuar dhe programet e bursave për arsimin e detyrueshëm.

    Rritjen e rolit të shtatë organizatave të shoqërisë civile rome dhe egjiptiane në planifikimin e veprimit dhe avokimin e politikave në nivel lokal dhe qendror për të informuar dhe vërtetuar vendimmarrjen publike që adreson nevojat dhe kufizimet e romëve dhe egjiptianëve, me fokus të veçantë në punësim dhe arsim.

    Nga zbatimi i projektit Inclusive EduJobs do të përfitojnë:

    Organizatat Shqiptare të Shoqërisë Civile (20-24 OSHC që do të aplikojnë për skemën e nëngranteve)

    Organizatat Shqiptare të Shoqërisë Civile (20-24 OSHC që do të aplikojnë për skemën e nëngranteve)

    190 studentë romë dhe egjiptianë do të marrin bursa

    Bashkitë (Bashkia e Tiranës dhe 3 bashki të tjera duke vënë prioritet ato bashki që kanë popullsi të konsiderueshme rome dhe egjiptiane)

    Governmental Institutions (Ministry of Health and Social Protection, Ministry of Finance and Economy, Ministry of Education, Youth and Sports, Ministry of Agriculture and Rural Development, the National Employment Agency, Regional Agricultural Directorates, Chamber of Commerce) Institucionet qeveritare (Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Punësimit, Drejtoritë Rajonale Bujqësore, Dhoma e Tregtisë)

    Na Kontaktoni

     

    5 + 5 =